Home ShowBiz Nga ëndrra kuptimplotë në fillimet e shtatzënisë deri tek emri i veçantë, rrëfehet Dojna Mema
Nga ëndrra kuptimplotë në fillimet e shtatzënisë deri tek emri i veçantë, rrëfehet Dojna Mema
0

Nga ëndrra kuptimplotë në fillimet e shtatzënisë deri tek emri i veçantë, rrëfehet Dojna Mema

0
0

Dojna Mema është ndër më të komentuarat në mediat rozë.

Moderatorja e dashur për publikun është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël ku edhe pak e ndajnë nga emocionet e sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë.

Dojna ka realizuar një intervistë për Revistën Who në të cilën ka zbuluar disa të pathëna më parë në lidhje me emocionet dhe situatat që ka përjetuar gjatë shtatëzënisë.

Mes të tjerash Dojna ka treguar sesi e përfytyron të birin e saj duke zbuluar kështu edhe ëndrrën që ka para në fillimet e shtatzënisë.

Në fillimet e shtatzënisë kam parë në ëndërr një fëmijë 3 ose 4 vjec, me flokë të gjatë që vraponte në plazh. Ishte me kurriz ndaj nuk munda të shquaja as tiparet dhe as gjininë, por e sigurt që dukej shumë i lirë. Unë ashtu e përfytyroj; të lirë, të shpenguar, pa komplekse që i gëzohet jetës si mami dhe babi i tij. Sa i përket tipareve fizike mund të tingëlloj egocentrike kur dëshiroj të ketë sytë e buzët e mia, por e kemi me konsensus, për sa kohë do të ketë flokët e babit”.

Ajo gjithashtu ka pohuar se për emrin e bebit kanë dy alternativa në diskutim, të dyja të gjetura nga Vlashenti, por që do të vendosin përfundimisht porsa të shohin të birin.

“Mendoj se nëse nuk jemi ndarë për përzgjedhjen e emrit, nuk kemi për t’u ndarë ndonjëherë. Kemi dy emra që na pëlqejnë të dyve dhe kemi vendosur të zgjedhim mes tyre kur ta shohim djalin. Nuk dëshironim që ai të kishte emrin e dikujt tjetër, ndaj nuk jemi frymëzuar as nga emri i babait tim që nuk jeton më, as nga ai i babait të Vlashentit. Ai do të dijë gjithçka për gjyshërit e tij, por nuk ka pse mban mbi shpatulla peshën e emrit apo jetës së tyre. Nuk kemi preferuar bashkime emrash dhe as emra të vështirë për t’u shqiptuar. Të dy emrat i ka gjetur babi, kështu që më shumë se sa domethënia, i ka pëlqyer tingulli”, është shprehur Dojna.

Linku: Revista Who

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cg4Y1RJt2Y0/?utm_source=ig_web_copy_link