Home Aktualitet Pas një beteje të gjatë me kancerin, ndahet nga jeta artistja e njohur
Pas një beteje të gjatë me kancerin, ndahet nga jeta artistja e njohur
0

Pas një beteje të gjatë me kancerin, ndahet nga jeta artistja e njohur

0
0

Olivia Newton-John, këngëtarja australiane, zëri i frymëzuar dhe bukuria e shëndetshme e së cilës e bënë atë një nga yjet më të mëdhenj të popit të viteve ’70, portaginiste  e filmin “Grease”, ka ndërruar jetë.

Artistja vdiq  në moshë 73 vjeçare ditën e hënë, sipas një deklarate nga burri i saj.

“Dame Olivia Newton-John ndërroi jetë paqësisht në fermën e saj në Kaliforninë Jugore këtë mëngjes, e rrethuar nga familja dhe miqtë. Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë,” shkroi në një deklaratë bashkëshorti i saj, John Easterling.

Në llogarinë e verifikuar të këngëtares në Instagram shkruhej se: “Olivia ka qenë një simbol i triumfeve dhe shpresës për më shumë se 30 vjet duke ndarë rrugëtimin e saj me kancerin e gjirit.”

Këngëtarja zbuloi në shtator 2018 se po trajtonte kancerin në shtyllën kurrizore.

Ishte diagnoza e saj e tretë me kancer, pas sulmeve me kancerin e gjirit në fillim të viteve ’90 dhe në 2017.

Linku: https://edition.cnn.com/2022/08/08/entertainment/olivia-newton-john-obit/index.html

Burimi i fotos: pexels.com