Home ShowBiz Video bën xhiron e rrjetit, Rita Ora ngatërron mollën me pjeshkën
Video bën xhiron e rrjetit, Rita Ora ngatërron mollën me pjeshkën
0

Video bën xhiron e rrjetit, Rita Ora ngatërron mollën me pjeshkën

0
0

Së fundmi Rita Ora ka shkaktuar një situatë gazmore pasi bëri  një gafë gjatë një lidhje direkte në emisionin “The Big Breakfast”.

Teks po fliste me prezantuesit, Rita mori në dorë një pjeshkë duke iu referuar si një mollë.

“Shikoni këtë mollën epluhurosur! A mund ta shikoni? Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e prishur”- u shpreh artistja.

Por, menjëherë ndërhyri prezantuesja duke i thënë se në fakt fruti ishte një pjeshkë.

“Rita, më vjen keq të ta them ty por kjo është një pjeshkë, jo një mollë”, vazhdoi ajo ndësa shpërthyen të qeshurat në studio.

“Rita është padyshim një zonjë që nuk shkon në supermarket”,shtoi prezantuesja me humor.

Kjo video është bërë virale në rrjet, ku nuk kanë munguar edhe reagimet epike rreth sjelljes së Ritës.

Tik Tok video: https://www.tiktok.com/@ryanjl7/video/7131320003659451653?is_from_webapp=v1&item_id=7131320003659451653&lang=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CbtD1jcPro-/