Home Aktualitet Humbje e thellë për muzikën, ndahet nga jeta në moshën 41 vjeçare ylli i ‘Pop Idol’
Humbje e thellë për muzikën, ndahet nga jeta në moshën 41 vjeçare ylli i ‘Pop Idol’
0

Humbje e thellë për muzikën, ndahet nga jeta në moshën 41 vjeçare ylli i ‘Pop Idol’

0
0

Ish-konkurrenti i Pop Idol dhe ylli i teatrit Darius Campbell Danesh ka vdekur në moshën 41-vjeçare.

Lajmin e ka ka bërë të ditur për publikun familja e tij.

Këngëtari dhe aktori u gjet i vdekur në banesën e tij në Rochester, Minesota.

Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë me dije.

Në deklaratën shkruhej: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Darius Campbell Danesh.

Darius u gjet pa jetë në shtrat në dhomën e tij të apartamentit në Rochester, Minesota, më 11 gusht dhe u shpall i vdekur pasdite nga zyra e ekzaminuesve mjekësorë lokalë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij të papritur, ndërkohë që vijojnë ekzaminimet mjekësore.”

Danesh përveç pjesëmarrjes në ‘Pop Idol’ u njoh për hitet: Rushes, Incredible (What I Meant to Say), Kinda Love dhe Live Twice, por edhe rolet në ekran si Billy Flynn në Çikago, Sky Masterson në Guys and Dolls, Rhett Butler në Gone With the Wind dhe Nick Arnstein në Funny Girl.

Linku: https://www.theguardian.com/culture/2022/aug/16/darius-campbell-danesh-former-pop-idol-contestant-dies

Burimi i fotos: pexels.com