Home ShowBiz U përfol për një lidhje të re, Selena Gomez kapet mat me ishin e Kylie Jenner
U përfol për një lidhje të re, Selena Gomez kapet mat me ishin e Kylie Jenner
0

U përfol për një lidhje të re, Selena Gomez kapet mat me ishin e Kylie Jenner

0
0

Selena Gomez duket se është duke shijuar ditët e saj prej një beqare fatlume në maksimum.

Pasi u fotografua duke kaluar disa ditë pushimesh në Itali me producntin e njohur Andrea Lervolino, Selena i ka hedhur sytë diku tjetër.

TMZ publikoi foto të Gomez dhe reperit Tyga, ish partnrit të Kylie Jenner duke u larguar nga një klub West Hollywood-it në të njëjtën kohë.

Sipas një burimi të afërt me Gomez, të dy nuk ishin bashkë në restorant; ata ishin aty në të njëjtën kohë.

Tyga dhe Gomez shkuan veçmas për të parë njerëz të ndryshëm, por të dy grupet u bashshkuan nga fundi i bisedës duke u shoqëruar dhe duke u larguar në të njëjtën kohë.

Statusi i jetës së dashurisë së Selena Gomez duket se ngjall gjithmonë interes publik pasi është një nga beqaret më të ‘lavdëruara’ të Hollywood.

Por një burim i tha Entertainment Tonight se 30-vjeçarja është shumë e lumtur si beqare për momentin. “Ajo është më e hapur ndaj dashurisë, por gjithashtu është shumë e fokusuar tek vetja dhe puna e saj tani”.

Linku: https://www.glamour.com/story/selena-gomez-tyga-seen-hanging-out-but-thats-all

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGp_hsjAMUU/