Home ShowBiz Në kërkim të një ‘jete normale’, Princ William dhe Kate largohen nga pallati mbretëror
Në kërkim të një ‘jete normale’, Princ William dhe Kate largohen nga pallati mbretëror
0

Në kërkim të një ‘jete normale’, Princ William dhe Kate largohen nga pallati mbretëror

0
0

Princ William dhe Dukesha e Kembrixhit kanë vendosur të zhvendosin familjen e tyre nga Londra gjatë periudhës së shkollës, në një përpjekje për t’u dhënë fëmijëve të tyre një jetë “normale” familjare, tha një burim për CNN.

Sipas burimit, Princi William, Kate dhe fëmijët e tyre do të jetojnë në Adelaide Cottage, një shtëpi me katër dhoma gjumi në territorin e Kështjellës Windsor në periferi të Londrës.

Lëvizja do ta afrojë familjen si me Mbretëreshën Elizabeth II, e cila gjithashtu banon në Kështjellën Windsor, ashtu edhe me familjen e Kate, të cilët jetojnë në të njëjtin qark.

Rezidenca aktuale e çiftit është pallati mbretëror i Kensington.

Princi Louis, do të transferohen të gjithë në Lambrook School, një shkollë prestigjioze  pranë Windsor.

“Ata duan të jenë një familje sa më normale”, përfundoi burimi.

Linku: https://edition.cnn.com/2022/08/22/uk/william-kate-move-windsor-intl-scli-gbr/index.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/_kate_middleton_royal/