Home Sport I pamposhtur, Florian Marku ‘ngre peshë’ zemrat e shqiptarëve
I pamposhtur, Florian Marku ‘ngre peshë’ zemrat e shqiptarëve
0

I pamposhtur, Florian Marku ‘ngre peshë’ zemrat e shqiptarëve

0
0

Florian Marku na ka bërë sërish krenarë me ndeshjen e fundit!

Kampioni shqiptar ka mundur pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Perra.

Mijëra qytetarë dhe personalitete të rëndësishme kanë qenë  dëshmitar të suksesit të padiskutueshëm të Markut në “Air Albania”.

Ai fitoi bindshëm me rezultatin  e ngusht me 95 pikë kundrejt 92 pikëve të meksikanit.

Marku ka mbrojtur për rrjedhojë titullin si kampion bote i kategorisë silver, WBC.

Pas fitores, me lotëve dhe emocioneve ai u shpreh:

“I them faleminderit të gjithëve që erdhët sot. Kushdo që stërvitet jep shpirtin. Meksikanët janë të fortë. Një duartrokitje për meksikanin që erdhi këtu. Kam kaluar një jetë jo të lehtë si të gjithë shqiptarët. Ju falenderoj ju që keni ardhur ketu. Nuk jam as Superman as njeri që nuk goditet, edhe unë kam shpirt, por vetëm diçka ju premtoj. Do jap shpirtin derisa të bie dhe të mos çohem më. Ju premtoj se do jap shpirt”.

Rekordi i Florian Markut aktualisht është 12 fitore, 0 humbje dhe 1 barazim. Ai aktualisht është i pamposhtur në gjithsej 13 gara. Nga ato 12 fitore ai ka ndalur 7 nga kundërshtarët e tij, kështu që raporti i tij aktual i është 58%. Ai ka realizuar gjithësej 69 raunde, që do të thotë se luftimet e tij profesionale zgjasin mesatarisht 5.3 raunde.

Linku: https://box.live/boxers/florian-marku/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChiPxDYKuEU/