Home Lifestyle Horoskopi ditor, 29 gusht 2022
Horoskopi ditor, 29 gusht 2022
0

Horoskopi ditor, 29 gusht 2022

0
0

Dashi

Kjo do të jetë një javë e rëndësishme sepse Afërdita është ende në shenjën tuaj. Qetësia shpirtëre që do të ndjeni në këtë periudhë do t’iu shërbej për të zgjidhur problemet personale. Do të ndiheni energjik dhe kreativ për planet e së ardhmes. Ata që kanë pasur një ndarje dhe ata që kanë përjetuar një krizë mund të mendojnë për shërimin e plagëve të tyre.

Demi

Ekziston një dëshirë e madhe për të ndryshuar, për të transformuar jetën tuaj. Gradualisht dhe ndoshta edhe në heshtje po ndryshon gjithçka në jetën tuaj. Dita e sotme është ende e mbuluar nga Venusi i kundërt, por nga 5 shtatori gjërat do të ndryshojnë dhe ata që kanë përjetuar një krizë do të mund të mendojnë për shërim.

Binjakët

Në këto ditë mund të ndaleni dhe të reflektoni se cilat janë planet për të ardhmen. Mund të ketë ide të mira biznesi këtë javë nëse nuk kanë mbërritur tashmë që javën e kaluar. Në dashuri gjërat duken ende disi të turbullta, kini durim.

Gaforrja

Jeni në një gjendje astrologjike të rënduar nga kundërshtia e Hënës, nga e mërkura mund të mendoni për rikuperim. E hëna dhe e marta do të jenë ditë ku mund të ndjeni pak më shumë peshën mbi përgjegjësitë e punës dhe situatave që nuk keni mundur t’i zgjidhni prej kohësh.

Luani

Java hapet me një sfidë të madhe por mbi të gjitha me shumë shpresë. Jupiteri është në tranzit të rëndësishëm dhe kjo do të ndikojë në vendimet tuaja. Po nisemi drejt një sezoni interesant që mund të shqetësojë edhe ndjenjat. Takimet e reja nuk duhen nënvlerësuar, mundësitë që vijnë do t’iu falin kënaqësi të mëdha.

Virgjëresha

Afërdita është gati të afrohet me shenjën tuaj të horoskopit, ndaj është ende një periudhë e rëndësishme për ata që duan të zyrtarizojnë një histori dashurie ose të zgjidhin përfundimisht një problem ekonomik. Jupiteri do të kthehet i favorshëm në vitin 2023, shumë projekte mund të fillojnë tani dhe të kenë sukses në muajt në vijim.

Peshorja

Kjo javë hapet me Hënën në shenjën tuaj. Jeni në një gjendje përgjithësisht të këndshme dhe java gjithashtu do t’iu sjell energji kryesisht në fushën e dashurisë. Në punë tani keni një mundësi të shkëlqyer për të pohuar veten, një vizion i ri i jetës është i mundur në këtë moment të veçantë.

Akrepi

Më në fund po gjeni pak qetësi. Shumë herë gjatë javës keni përjetuar momente alternimi të madh, kaloni nga vendosmëria për të luftuar e deri tek tundimet e çastit që ju bëjnë të veproni impulsivisht.

Shigjetari

Fundi i këtij viti do të shohë Jupiterin të hyjë në shenjën tuaj dhe të sjellë shumë avantazhe. Së shpejti do të ketë mundësi të mira për t’u kapur. Përfitoni nga kjo pamje e favorshme astrologjike.

Bricjapi

Jeni duke hyrë në një javë të bukur e cila tregon nevojën për të bërë një bilanc të situatës në lidhje me punën. Ndjenjat janë të rëndësishme por ka edhe nga ata që nuk kanë marrë atë që do të dëshironin nga një person.

Ujori

Ju do të keni një qiell bindës këtë javë. Midis shtatorit dhe tetorit historitë e së kaluarës që ju kanë munduar prej kohësh do të harrohen. Për sa i përket punës, mund të jeni duke bërë shumë, mos e teproni.

Peshqit

Një fillim interesant i javës ju pret me Hënën në shenjën tuaj. Me Jupiterin e favorshëm ata që kanë aftësinë për të emocionuar dhe bindur të tjerët do të jenë edhe më të fortë. Lini vend emocioneve!

Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-le-previsioni-di-lunedi-29-agosto-2022/

Burimi i fotos: pexels.com