Home ShowBiz Pas dyshimeve për një romancë, komediani i famshëm nuk i ‘kursen’ lëvdatat për Dua Lipën
Pas dyshimeve për një romancë, komediani i famshëm nuk i ‘kursen’ lëvdatat për Dua Lipën
0

Pas dyshimeve për një romancë, komediani i famshëm nuk i ‘kursen’ lëvdatat për Dua Lipën

0
0

Pak kohë më për në rrjet nisën të qarkullonin lajme se mes komedianit Trevor Noah dhe yllit të Pop Dua Lipa, kishte nisur një romancë.

Ata u kapën së bashku duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe më pas u fotografuan edhe teksa ecnin në rrugët e New York-ut.

Menjëherë pas këtyre lajmeve deklarata e Dua Lipës lidhur me statusin e saj actual, hodhi poshtë dyshimet.

Mirëpo së fundmi gjatë paraqitjes së komedianit në podkastin e Dua Lipës, ai e quajti këngëtaren “të mrekullueshme dhe të hirshme”.

“Ju keni qenë gjithmonë e mrekullueshme dhe e këndshme”, u shpreh ai për këngëtaren.

Ai foli edhe për paraqitjen e Duas në vitin 2018 në finalen e UEFA Champions League.
“Më kujtohet se njerëzit thonin: Kush dreqin është ajo? Dhe unë thash: Është Dua Lipa, kjo është Dua Lipa. Dhe tani nuk ka njeri në botë që nuk ju njeh”, shtoi më pas Trevor.

Linku: https://www.eonline.com/news/1351478/trevor-noah-calls-dua-lipa-a-wonderful-light-after-their-nyc-outing

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cj-tdn0raSC/