Home Business / Technology Stafi infektohet me Covid, çfarë po ndodh me prodhimin e Iphone 14
Stafi infektohet me Covid, çfarë po ndodh me prodhimin e Iphone 14
0

Stafi infektohet me Covid, çfarë po ndodh me prodhimin e Iphone 14

0
0

Kina po përballet me disa situata tepër të rrepta nën shtrëngimet e masave kundër virusit Covid. Së fundmi presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka përhapur fushatën “Zero Covid”. Si pasoj e kësaj fushate është prekur edhe Zhengzhou, qyteti mëmë i prodhimit të Iphone. Shumë prej punëtorëve të cilët punonin në atë fabrikë, kanë dal pozitiv me testet e kryera për virusin covid. Kjo gjë ka shkaktuar kaos në vend duke mbyllur çdo biznes që ndodhet afër fabrikës apo edhe në qytet.

Punëtorët gjithashtu pohuan se zona përreth uzinës ishte mbyllur Brenda për ditë të tëra, me punëtorët pozitiv ndaj Covid. Ata i nënshtroheshin testeve të përditshme dhe karantinave ne përpjekje për të frenuar shperthimin e një vale tjetër të Covid. Siç bëjnë me dije autoritetet vendase, kjo mbyllje nisi ditën e Mërkurë dhe do të zgjasë rreth shtatë ditët në vijim.

Kjo masë sigurie që i është dhënë punonjësve, mund të ketë ndikim në prodhimin e Iphone 14, i cili është lançuar pak muaj më parë. Por gjithashtu, kjo fabrikë u tha gazetarëve se kishte rritur nivelin e prodhimit të Iphone 14, duke mbajtur masën normle të sasive për konsumatorët në mbarë botën. Punonjësit të cilët punojnë në fabrikën për Iphone, kanë dalë nga vendi i tyre i punës dhe më pas një video e tyre është bërë virale duke kërcyer përreth gardhit të fabrikës, si shenjë proteste për mbylljen e tyre.

Linku: https://www.bbc.com/news/business-63481119

Burimii fotos: pexele.com

tags: