Një libër i ri do të publikohet së shpejti ku do të zbulojë më shumë detaje nga mbreti i ri i Britanisë Charles dhe martesën e tij të dështuar me Dianën.
Autori Christopher Andersen ka shkruar një libër “The King: The Life of Charles III”, dhe pritet të publikohet me 8 Nëntor.
Sipas librit, martesa e Charles dhe Dianës kishte kaq shumë dramë sa oficerët e mbrojtjes mbretërore ishin të shqetësuar se dikush do të lëndohej. Një nga shërbëtorët e Charles kujtoi se kishte parë Dianën duke sharë dhe u tallur me obsesionin e tij për Camillan.
Mbreti Charles i ka thënë Dianës se un mund të jem homoseksual dhe prandaj nuk kanë më intimitet.
“Pse nuk fle me mua?” Thuhet se Diana e ka pyetur burrin e saj që nga lindja e Princit Harry në 1984.
Përgjigja e Charles sipas burimeve pranë tyre thuhet se ka qenë: “Nuk e di, mendoj se mund të jem homoseksual.”
Kujtojmë se çifti ranë dakord të ndaheshin në vitin 1992 dhe u divorcuan në vitin 1996. Vetëm një vit më vonë, Diana vdiq tragjikisht në një aksident me makinë në moshën 36-vjeçare.
Linku: https://pagesix.com/2022/11/02/princess-diana-chased-down-charles-asking-about-sex-book/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ci3XqGSsT2z/