Home ShowBiz “Nuk mund t’i marrësh ti meritat” Megi nuk i kursen komentin epik Ardit Çunit
“Nuk mund t’i marrësh ti meritat” Megi nuk i kursen komentin epik Ardit Çunit
0

“Nuk mund t’i marrësh ti meritat” Megi nuk i kursen komentin epik Ardit Çunit

0
0

Në episodin e kaluar të emisionit të kërcimit “Dance With The Stars”, u zbulua se konkurrentët duhet të garonin në dy grupe.

Performanca e skuadrës “Llokumet” arriti të merrte vlerësimin më të lartë me 37 pikë, ndërsa grupi “Zap” u vlerësua me 33 pikë.

Prej vlerësimit maksimal grupi i parë krijoi imunitet gjë e cila çoi në përballje çiftet e grupit “Zap”.

Tensioni i sfidave u pasqyrua  edhe gjatë javës ku në një klip të përmbledhur u shfaqën ‘ankesat’ e konkurrentëve për njëri-tjetrin.

Një ndër ta ishte dhe Megi Pojani, e cila nuk e kurseu një koment epic kundër Ardit Çunit.

“Unë mendoj që Arditi thjesht e kishte marrë përsipër detyrën e liderit. A do të kisha bërë unë të njëjtën gjë nëse do të isha në vendin e tij?

E diskutueshme, me siguri jo. E gjitha një show që ulëriste që këtë gjë e bëra unë. Nuk mund të marrësh meritat kur ti nuk je balerin”, është shprehur Megi gjatë klipit.
Diskutimi vazhdoi edhe në stuio me konkurrentët e tjerë por në fund Arditi iu përgjigj Megit duke thënë:

Unë si lider do t’i kisha zgjedhur Megit një super pjesë”.

Linku: https://youtu.be/F8jjdcGfYSY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CktlHKJtyIr/

https://www.instagram.com/p/Cjxm9znKbgf/