Home ShowBiz 6 vite pa të vëllain, Barbana Dini prek zemrat e ndjekësve
6 vite pa të vëllain, Barbana Dini prek zemrat e ndjekësve
0

6 vite pa të vëllain, Barbana Dini prek zemrat e ndjekësve

0
0

Ergi Dini rreth 6 vite më parë me largimin para kohe nga kjo jetë solli shumë dhimbje dhe lot në estradën shqiptre.

Një aksident me motor i mori jetën tragjikisht.

Së fundmi Barbana ka ardhur me një dedikim prekës  në rrjete sociale.

‘Nëse do më pyesnin cila është dita më e keqe e jetës time, do thoja është pikërisht kjo datë! Dita kur ti ike nga kjo jetë, padrejtësisht! Kanë kaluar 6 vite, kur e mendoj më duket si dje sepse dhimbja është çdo ditë e njëjtë, aty dhe vetëm shtohet! Nga ana tjetër kanë kaluar 6 vite dhe më duken sikur kam 600 vite mbi supe!

Dhimbje, mall dhe boshllëk pafund! Ikja jote është ajo gjë për të cilën nuk gjeta, as nuk do gjej dot kurrë ngushëllim dhe kjo ma bën shpirtin copash çdo ditë! Sa gjëra do doja të ndaja me ty…nuk kam fjalë, nuk di ta përshkruaj çfarë ndjej, vetem di që është gjëja më e veshtirë që njeriu mund të provojë!

Pusho në paqe ëngjëlli im, brenga ime më e madhe! Je aty në çdo mendim timin cdo mëngjes kur zgjohem dhe çdo mbrëmje kur shtrihem të fle!’

Linku: https://www.instagram.com/p/ClPlmbxLSpX/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClPlmbxLSpX/

tags: