Home ShowBiz Nuk mori asnjë çmim në Këngën Magjike, Mariza Ikonomi merr vendimin e papritur
Nuk mori asnjë çmim në Këngën Magjike, Mariza Ikonomi merr vendimin e papritur
0

Nuk mori asnjë çmim në Këngën Magjike, Mariza Ikonomi merr vendimin e papritur

0
0

Mariza Ikonomi pas pjesmarrjes në Këngën Magjike ka reaguar me një status të gjatë në rrjete sociale. Këngëtarja nuk rrëmbeu asnjë çmim me projektin e saj.

Mariza ka treguar se pas kësaj tërhiqet nga festivalet.
“Mama” ishte kënga që unë u paraqita këtë vit në “Kenga Magjike”.
Misioni im u krye me sukses. Vërtet nuk mora asnjë çmim por ama kam marr votat e zëmrave tuaja që në fillimet e karrierës sime e deri më sot me këngën time të fundit. Falë jush publik i dashur unë vazhdoj këndoj sepse ju jeni forca ime më e madhe. Çmimet për mua janë si flluskat e sapunit dhe këtë e kam vërtetuar shumë herët por të lësh gjurmë me muzikën tënde, tekstet, vokalin është ajo çfarë kam synuar që kur kam marr mikrofonin për herë të parë kur isha vetëm një femijë.

Prandaj mos u mërzisni për mua se nuk më dhanë atë që meritoja ashtu siç jeni shprehur edhe nëpër mesazhet tuaja sepse mua nuk më kanë identifikuar asnjëherë çmimet që kam marr por jetëgjatësia e këngëve dhe dëshira për t’ju dhuruar një copëz shpirti nëpërmjet muzikës sime. Prandaj edhe ua dhurova këngën “Mama” sepse për mua është vlera më e shtrenjtë dhe nuk ka cmim për të por vetëm dashuri.
Nëse do të ketë një festival tjetër ketë nuk ua premtoj dot por këngë patjetër.
Pse jo, një për baballarët kësaj here , se edhe ata i kemi shumë të shtrenjtë.

Linku: https://www.instagram.com/p/Clov2cDIVi2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Clov2cDIVi2/

tags: