Home ShowBiz Gazetarja Aida Shtino prek ndjekësit me dedikimin e fundit
Gazetarja Aida Shtino prek ndjekësit me dedikimin e fundit
0

Gazetarja Aida Shtino prek ndjekësit me dedikimin e fundit

0
0

Aida Shtino është një nga gazetaret më të kërkuara për ekranet shqiptare. Ajo së fundmi ka ardhur me një dedikim zemre për të atin e ndjerë.

Krahas disa kujtimeve të veçanta Aida shkuan:

Dhjetori për mua është stina më e bukur e vitit. Është më i ndjeshmi dhe emocionuesi dhe për këtë kam disa arsye. Që e vogël gëzohesha sa hynte dhjetori dhe thoja se ky ishte muaji i im, por jo vetem i imi edhe i babait tim. Ne të dy në këtë muaj kishim ditlindjen ti e kishe ne datën 9 pra si sot e unë e kam në 30.
Kanë kaluar katër dhjetorë që ti mungon e sot po kalon edhe i pesti dhe unë do të doja shumë të ngrihesha si çdo mengjes dikur e të të uroja e të të përqafoja e të ndjena atë paqen dhe sigurinë që vetëm ti ma jepje në këtë botë i shtrenji im.
E di që je pranë meje ne një formë tjetër dhe më shikon sesi në sy më ka rëshkitur një pikë loti, por mos u mërzit se është lot malli për ty o babush, sepse më mungon ai përqafim që ta jepja në këtë ditë. E lumtur që të takova e ishe babai im në këtë planet e dimension dhe sigurisht bashkë do takohemi e perqafohemi në dimensione të tjera më të bukura.
Sot do ta pij një gotë dhe përballë do vendos edhe gotën tënde si dikur dhe e di që shpirtërisht do të jesh me mua!’

Linku: https://www.instagram.com/shtinoaida/?utm_source=ig_embed&ig_rid=84f5da93-ab06-46bf-8865-246d5124034b

Burimi fotos: https://www.instagram.com/shtinoaida/

tags: