Home ShowBiz ‘Malli po më përvëlon’, Fiori Dardha prek me dedikimin në ditëlindjen e të ëmës së ndjerë
‘Malli po më përvëlon’, Fiori Dardha prek me dedikimin në ditëlindjen e të ëmës së ndjerë
0

‘Malli po më përvëlon’, Fiori Dardha prek me dedikimin në ditëlindjen e të ëmës së ndjerë

0
0

Fjori Dardha ka rikujtuar një nga momentet vështirë që po kalon. Mungesa e të ëmës sa vjen dhe po bëhet më e vështirë për gazetaren.

Në 70 vjetorin e saj të lindjes Fjori ka bërtitur dhimbjen e saj para ndjekësve.

‘U përpoqa shumë ta kaloja këtë 12 dhjetor si një ditë të zakonshme, sepse në ditën e 70 vjetorit, nuk doja që nënës sime t’i “dhuroja” lot trishtimi!
E mbajta veten, edhe kur, që në mëngjes, lulet e ditëlindjes ia vendosa tek vendi ku e shtrenjta ime prehet. Edhe në punë tentova të mos transmetoj ndjesi trishtimi tek kolegët. E përmbajta veten edhe kur Abeli (djali im 10 vjeçar), e kujtoi me shumë mall gjyshen e tij.

Por, mesa duket për zbrazëtinë e madhe dhe mallin që më përvëlon, lotët janë i vetmi “shpëtim”! Madje, tani pyes veten: Pse po i publikoj këto ndjesi, që tek e fundit, janë kaq personale? Sepse ndonjëherë kemi nevojë ta “bërtasim” fort dhimbjen, pikëllimin, mallin. Sot, në familjen tonë duhet të ishte ditë feste, por syshkruara jonë feston mes ëngjëjsh! Sa do të doja një përqafim… t’i ndieja aromën e të më pushtonte me krahët e saj, që për mua ishin vendi më i sigurt e më i paqtë në botë! Mama ime… rrezja që më ngroh shpirtin, edhe në momentet më të vështira! Faleminderit Zot për çdo ditë që e patëm pranë, të shtrenjtën tonë!

Linku: https://www.instagram.com/p/CmFCaGLtzJ5/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d8d7e75b-4902-4634-a24b-aa30d0f4ae9f

Burimim i fotos: https://www.instagram.com/fioridardha/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d8d7e75b-4902-4634-a24b-aa30d0f4ae9f