Home ShowBiz ‘Mos mu afro’! Wanda dhe Icardi diskutojnë ashpër në publik
‘Mos mu afro’! Wanda dhe Icardi diskutojnë ashpër në publik
0

‘Mos mu afro’! Wanda dhe Icardi diskutojnë ashpër në publik

0
0

Të dy u grindën në festën e ditëlindjes së Kenny Palacios fundjavën e kaluar.

Marrëdhënia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit ka qenë gjithmonë shumë e stuhishme. Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku nuk kanë munguar përplasjet dhe pajtimet, por tashmë duket se marrëdhënia e tyre ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Futbollisti është kthyer në Argjentinë për të festuar ditëlindjen e Narës dhe për të kaluar pushimet së bashku me të. Icardi u përpoq të afrohej sa më shumë, por duket se përpjekjet e tij nuk i kanë ndihmuar shumë. Në fakt ka ndodhur e kundërta.

Fundjavën e kaluar të dy u grindën në ditëlindjen e Kenny Palacios në Nordelta, dhe siç raportohet nga Socios del Espectaculo, Icardi dukej i trishtuar pasi mbeti vetëm për pjesën më të madhe të festimeve.

Raportimet thonë se Icardi gjatë gjithë festës tentoi t’i afrohej ish-bashkëshortes, por ajo e refuzonte çdo herë.

“Wanda foli për Mauron si ish-in e saj dhe sa herë që ai donte t’i afrohej asaj në ditëlindjen e Kenny-t, qoftë si mik apo ndërsa përpiqej të përqafohej, ajo i thoshte “largohu, largohu. Mos më afro,-thonë burime pranë tyre.

Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2022/12/14/639a2cd4e2704ecd2d8b4594.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/mauroicardi/