Home ShowBiz Pas reagimit të Ronela Hajatit mbi Festivalin e Këngës së RTSH, vjen reagimi nga produksioni
Pas reagimit të Ronela Hajatit mbi Festivalin e Këngës së RTSH, vjen reagimi nga produksioni
0

Pas reagimit të Ronela Hajatit mbi Festivalin e Këngës së RTSH, vjen reagimi nga produksioni

0
0

Festivali 61 i Këngës në RTSH ka mbajtur mbrëmë natën e parë.

Në sknën e madhe janë ngjitur një pjesë e artistëve më të dashur të estradës. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e Ronelës në hapje siç jemi mësuar ta shikonim ndër vite me fituesit e tjerë.

Këngëtarja bëri një reagim të fot në rrete sociale.  Por burim e pranë Anabel kanë sjellë reagimin  e RTSH-së.

‘Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur, por më duket sikur do t’i heq vetes riskun që Zoti do ma japë një ditë, për të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri të madhe për muzikën. Unë nuk isha e ftuar për të performuar këngën fituese ashtu siç duhet!”Sekret” e ka marrë gjithë dashurinë që ka pasur nevojë e për këtë i jam mirënjohëse vetëm publikut këtu dhe jashtë. Drejtimi mediokër e i vogël me veprime skuthe duke mos më përfshirë mua as në siglat e festivalit nuk e heq dot suksesin e këngës. T’ju shaj?! Kurrë! S’ka fjalor që mund t’i përshtatet neverisë që më keni përcjellë. Në të gjithë botën vetëm mediat shqiptare kërkojnë të bëjnë armiq nga hiçi.’

‘Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar. Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t’i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit. Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën’- u shprehën burime për Anabel.

Linku: https://www.instagram.com/festivali_kenges_rtsh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/festivali_kenges_rtsh/