Home ShowBiz Merr fund romanca mes Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski, modelja merr vendimin e papritur
Merr fund romanca mes Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski, modelja merr vendimin e papritur
0

Merr fund romanca mes Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski, modelja merr vendimin e papritur

0
0

Romanca mes Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski tashmë ka mbaruar, mësohet nga Page Six.

Davidson dhe modelja, e cila u nda nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard në shtator, u lidhën së bashku në nëntor.

Dyshja e njohur u fotografua së bashku në ndeshjen e Knicks po atë muaj.

Mirëpo teksa të gjithë dyshonin se mes tyre kishte nisur një romancë, Davidson u pa të dilte disa herë me yllin e “Bodies Bodies Bodies”, Chase Sui Wonders, ndërsa Ratajkowski u fotografua me artistin Jack Greer.

Javën e kaluar Davidson u pa tre herë me Wonders. Ata u panë jashtë banesës së tij, duke bërë pazar së bashku dhe në një lojë Rangers.

Ndërkohë edhe Ratajkowski po e shijon kohën në skenën e takimeve.

Modelja u pa në një takim javën e kaluar në momente mjaft intime me Greer.

Në nëntor ajo u pa në një takim me DJ Orazio Rispo. Dyshja ishin fotografuar duke u puthur në New York City në tetor.

Modelja ka marrë një vendim të papritur, të cilën e njoftoi javën e kaluar në podkastin e saj “High Low” se ajo iu bashkua një aplikacioni takimesh.

Linku: https://pagesix.com/2022/12/27/pete-davidson-and-emily-ratajkowski-are-over-already/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/petedavidson.93/