Home ShowBiz Shokon aktorja e humorit, tregon hapur emrin e regjisorit që e ka ngacmuar gjatë xhirimeve
Shokon aktorja e humorit, tregon hapur emrin e regjisorit që e ka ngacmuar gjatë xhirimeve
0

Shokon aktorja e humorit, tregon hapur emrin e regjisorit që e ka ngacmuar gjatë xhirimeve

0
0

Aktorja e njohur, Cubi Metkaj, përpara disa kohëve e ftuar në AbcNews është shprehur hapur se është ngacmuar seksualisht në fillimet e saj nga një regjisor.

“Të themi ‘jo’ do gënjej. Ne e dimë shmë mirë që edhe në botën e showbizit këto ndodhin, edhe në teatër sepse ndoshta edhe teatri nuk është edhe aq showbiz por që ndodhin.

Ty të vjen regjisori me një propozim të caktuar dhe pastaj fillon me komplimentet, shkojnë më tej e më tej… Pastaj është edhe çështje e karakterit që deri ku e çon edhe deri ku e lejon.

Unë nuk jam tip që e kam lejuar, kam thënë “stop” deri këtu. Ndoshta ka të bëjë me tipin tim, por që ndodh, mua më ka ndodhur.

Unë nuk bëj pakt dhe marrëveshje me të tilla gjëra. Kam prishur shumë projekte pse duhet ta mohoj këtë gjë”, ka deklaruar aktorja.

Ndërsa e ftuar në emisionin “Zemër Luana”, gjatë një loje aktores i është kërkuar që të tregojë emrin e regjisorit.

Edhe pse ajo ka ngurruar fillimisht, Cubi ka vendosur të thotë publikisht emrin e regjisorit, i cili është Xhoslin Rama.

Linku: https://youtu.be/34XmyXmNBqg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cm4boESqnaL/?utm_source=ig_web_copy_link