Home Aktualitet E trishtë! Ndërron jetë papritur supermodelja e njohur
E trishtë! Ndërron jetë papritur supermodelja e njohur
0

E trishtë! Ndërron jetë papritur supermodelja e njohur

0
0

Modelja Tatjana Patitz ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur agjencia e saj e modelimit.

Revista e modës, Vogue raportoi se shkaku i vdekjes së saj lidhej me kancerin metastatik të gjirit.

Modelja me origjinë gjermane jetonte në Kaliforni në kohën kur gjeti dhe vdekjen.

E lindur në Gjermani dhe e rritur në Suedi, karriera e modelingut të Patitz filloi në moshën 17-vjeçare. Ajo tërhoqi vëmendjen e fotografit gjerman të modës Peter Lindbergh. Dyshja bashkëpunuan në kopertinën e Vogue dhe vazhduan të punojnë së bashku për një hark kohor prej 30 vitesh.

Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Tatjana Patitz, një mike e vjetër e Peter-it”, postoi Fondacioni Peter Lindbergh në Instagram.

“Fondacioni Peter Lindbergh dëshiron të përshëndesë dashamirësinë, bukurinë e brendshme dhe inteligjencën e jashtëzakonshme të Tatjanës. Mendimet tona shkojnë te të dashurit e saj dhe veçanërisht Jonah. Ajo do t’i mungojë pa masë.”

Ajo ka lënë pas djalin e saj 19-vjeçar, Jonah.

Linku: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-64240886

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfdIoDyluIP/?utm_source=ig_web_copy_link