Konkurrenti i Big Brother Vip Kosova ka pësuar një sulm epileptik mëngjesin e sotëm.
Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje të qëndrueshme.
Një reagim mbi gjendjen e tij ka ardhur në faqen zyrtare të spektaklit.
“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.
Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.
Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova” thuhet në njoftim.
Linku: https://www.instagram.com/p/CnjbfT9KO28/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova