‘Është gjëja më e tmerrshme dhe anadollake’, Robert Aliaj reagon pas deklaratave të Sabianit për Kristin
Lidhja e Kristit dhe Keisit kanë ndarë familjarët dhe ndjekësit në dy kampe. Sabiani nuk e mbështet romancën e tyre dhe madje ai ka hequr të bijën nga rrjetet sociale.
Sabiani ka bërë disa reagime të vrazhda rreth raportit të tyre.
Së fundmi Roberti ka reaguar me një lidhje direkte ne Shqipëria Live.
Aliaj i ka cilësuar deklaratat e Sabianit në rrjet, si deklarata anadollake dhe mesjetare, që një prind europian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.
“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Europë, se duan të impenjohen në Europë.
Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë.
Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, këtu.’
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=wmQGwFdEJNo
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/robertdragot/