Fifi është në muajin e 7 të shtatzënisë. Gjatë rrugëtimit të ëmbël nuk kanë munguar postimet në rrjete sociale. Këngëtarja pak ditë më parë zbuloi se do të bëhet me një djalë.
Madje në rrjet ka qarkulluar dhe një opsion i mundshëm për emrin e të voglit të saj.
U tha se Fifi ka të preferuar emrin Nino për të birin.
Sot këngëtarja i ka dedikuar disa fjalë zemre.
‘Daluki mamushkës vet.
Faleminderit për emocionet e bukura po edhe ato më të frikshmet që më bën ti përjetoj. Faleminderit që po mi bon netët e vështira edhe m’le pa gjumë se të hahet natën. Faleminderit për rrotullimet e shumëfishta që i bon në çdo moment edhe më bën veç me vjell. Ta kam ëndërru çdo natë fytyrën rrumbullake melaqja mamushkës mezi po pres me të pas në krahë të dua edhe pse s’të kam taku akoma.’
Linku: https://www.instagram.com/p/CpfOPxJNBAh/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpfOPxJNBAh/