Home Aktualitet Miratohen ndryshimet në Kodin Rrugor, ja çfarë duhet të dini
Miratohen ndryshimet në Kodin Rrugor, ja çfarë duhet të dini
0

Miratohen ndryshimet në Kodin Rrugor, ja çfarë duhet të dini

0
0

Gjatë kësaj periudhe janë shënuar një numër i konsiderueshëm aksidentësh me pasoja fatale.

Si pasojë janë miratuar ndryshime në kodin rrugor.

Kështu, për 2 vitet e para pas pajisjes me patentë, shoferëve u ndalohen të ngasin mjete me fuqi të lartë motorike. Kështu mbajtësve të lejeve të drejtimit të kategorisë B, në 2 vitet e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike më të madhe se 55 kuaj fuqi për ton, referuar masës bosh të mjetit!

Ndryshimet janë miratuar me 102 vota nga Parlamenti.

Rinovimi i Leje Drejtimit të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç! Pra kufizimet e afatit që nisnin nëse rinovoje LD pasi mbushje 50 vjeç (5/3/2 vite afat, në progresion zvogëlues) do të nisin nëse rinovon LD pasi ke mbushur moshën 70 vjeç! (Shembull: Fitoni për herë të parë Leje Drejtimi B kur jeni 18 vjeç, rinovoni LD kur jeni 33 vjeç, 48 vjeç, 63 vjeç e në rinovimin e moshës 78 vjeç nisin afatet e shkurtuara!)

Zgjatje në 70 vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale (me kufizim: Lejedrejtimet e kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; për personat mbi 65 vjeç: lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton – lejedrejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve shërbim taksi ose transport udhëtarë me mjet deri 8+1!)

Zgjatje e të drejtës për ushtrimin e profesionit të Instruktorit të Autoshkollës deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që është!

Qytetarët që u është anulluar Leje Drejtimi shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin Leje Drejtimin shqiptare pa testim, drejtpërdrejt edhe nëse Leje Drejtimi e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.

Linku: https://www.dpshtrr.al/te-reja/lajme/miratimi-i-ndryshimeve-te-reja-ne-kodin-rrugor

Burimi i fotos:arkivanews

tags: