Home ShowBiz Luizi e cilësoi si moderatoren më seksi, reagimi i Fjoralbës nuk duhet humbur
Luizi e cilësoi si moderatoren më seksi, reagimi i Fjoralbës nuk duhet humbur
0

Luizi e cilësoi si moderatoren më seksi, reagimi i Fjoralbës nuk duhet humbur

0
0

Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të dashura për publikun.

Luizi brenda shtëpisë së famshme e ka konsideruar atë si një nga moderatoret më seksi në Shqipëri.

Mesa duket ky kompliment nuk e ka entuziazmuar Fjoralbën, e cila përsëri i qëndron besnike mendimit të saj lidhur me banorët e Big Brother VIP.

Sipas moderatores kompimenti nga Luizi drejtuar saj është çështje shijesh dhe e vlerëson sikur edhe nëse do të vinte nga një tjetër banor.

“Kjo është çështje shijesh, nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush nuk i vlerëson komplimentet dhe do e prisja njësoj nga të gjithë që do e thonin aty.

Unë di ta ndaj artin nga artisti, si individ i jap atributin si muzikant, patjetër edhe për lojën që ka bërë por mënyra si protagonistët luajnë nuk është në shijet e mia, agresiviteti që tregojnë ndaj banorëve të tjerë kanë harruar ta shijojnë eksperiencën e tyre të jetës se e kam edhe nga shoqja ime e ngushtë Einxhel.

Më duket sikur shoh survival jo BBV, ka gjuhë të ashpër, bullizem, gënjeshtra e nuk më pëlqen. Nuk kam asnjë të preferuar, mbase Dea deri diku për qetësinë olimpike dhe inteligjencën që ka”, është shprehur Fjoralba.

Linku: https://youtu.be/Y8CKS7X0OCk

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpUwRCJjVex/