Home Lifestyle Pesë arsye pse njerëzve u mungon vetëbesimi
Pesë arsye pse njerëzve u mungon vetëbesimi
0

Pesë arsye pse njerëzve u mungon vetëbesimi

0
0

Pritshmëri të tepërta.

Mendja jonë gjithmonë pret që ne të jemi të përsosur në qëllimet që i kemi vendosur vetes. Edhe gabimi më i vogël mund të na bëjë të ndihemi të zhgënjyer me punën që kemi bërë. Mendja vetëkritike mund të shkaktojë frikë dhe kërkon më shumë saktësi nga përpjekjet tona. Në përgjithësi del një përfundim se ne nuk po i përmbushim pritjet tona.

Vetëgjyqësi e ashpër.

Sa herë që vjen një situatë për të ndërmarrë veprime dhe vëreni se mendja juaj thotë: ‘je i paaftë’, ‘je humbës’, ‘nuk ia del dot akoma’ dhe shumë deklarata të tilla për t’ju poshtëruar.

Preokupimi me frikën.

Arsyeja më e zakonshme që na pengon vetëbesimin është frika. Frika nga dështimi, sikleti ose refuzimi. Ndonjëherë, në fakt është frika nga frika. Po sikur të kem frikë në atë moment?

Mungesa e përvojës.

Mungesa e përvojës shpesh i çon njerëzit në një besim më të ulët në krahasim me njerzit që kanë disa eksperienca në jetë.

Mungesa e aftësive.

Çdo detyrë duhet të mbështetet me aftësitë e nevojshme. Ne nuk mund të jemi të sigurt kur nuk ka aftësi për të përmbushur detyrat.

Linku: https://awaremh.com/5-reasons-people-lack-self-confidence/

Burimi i fotos: pexele.com