Home ShowBiz Butrinti e mbështeti gjatë qëndrimit të saj në BBV, Kiara Tito bën veprimin e papritur ndaj tij
Butrinti e mbështeti gjatë qëndrimit të saj në BBV, Kiara Tito bën veprimin e papritur ndaj tij
0

Butrinti e mbështeti gjatë qëndrimit të saj në BBV, Kiara Tito bën veprimin e papritur ndaj tij

0
0

Kiara Tito është kthyer në një nga personazhet më të komentuar dhe më të pëlqyer të publikut.

Teksa ajo qëndronte në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Butrinti e ka mbështetur publikisht duke postuar një foto të moderatores mbi kokën e së cilës vendosi një emoji kurore.

Kaq mjaftoi që publiku të risillte në vëmendje romancën e kaluar të Kiarës dhe Butrintit.

Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga moderatorja, e cila pas daljes së saj ka fshirë foton që kishte me Butrintin në Instagramin e saj.

Ndërsa në “Fan Club”, kur u pyet në lidhje me këngëtarin, dha një përgjigje të prerë.

“Nuk do doja ta prekja fare këtë temë, për mua është një histori e mbyllur, ka 10 vite që është mbyllur, që nuk do doja ta rikthej absolutisht. Është rikthyer nga njerëz të tjerë, siç rikthehet nga çdo person kur ka vëmendje dhe nuk më vjen mirë që ta diskutoj fare. Më bëhet qejfi që e kam patur mbështetjen e tij, okej”, është shprehur Kiara.

Linku: https://www.instagram.com/kiaratito/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CjOFUZlrLkL/