Home ShowBiz Adriana Lima rikthehet si imazh i markës prestigjoze
Adriana Lima rikthehet si imazh i markës prestigjoze
0

Adriana Lima rikthehet si imazh i markës prestigjoze

0
0

Adriana Lima është modelja më jetëgjatë e ‘Victoria’s Secret’. Bukuroshja u bë pjesë e markës më të njohur të veshjeve intime në vitin 1999 deri në 2018.

Supermodelja po i rikthehet punës me markën, duke u bërë fytyra e parfumit të ri Heavenly.

Modelja 41-vjeçare zbuloi lajmin për fansat dhe ndjekësit e saj, duke zbuluar detaje rreth partneritetit të ri dhe duke ndarë emocionet e saj për t’iu bashkuar markës së të brendshmeve pas imazhit të tyre të ri. “Ribashkuar dhe ndihem shumë mirë”, shkroi ajo në Instagram.

Lajmi vjen pasi u njoftua se Victoria’s Secret Fashion Show do të rikthehej pas një ndërprerjeje katërvjeçare, me qëllim që ta bënte markën më gjithëpërfshirëse.

Linku: https://www.hola.com/us/celebrities/20230404344370/adriana-lima-returns-victorias-secret/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/adrianalima/