Home Lifestyle Këto mesazhe nuk duhet t’ia dërgoni kurrë partnerit tuaj
Këto mesazhe nuk duhet t’ia dërgoni kurrë partnerit tuaj
0

Këto mesazhe nuk duhet t’ia dërgoni kurrë partnerit tuaj

0
0

Pse je inatosur me mua?

Nëse ai është vërtet i zemëruar me ju, nuk është diçka që ju do ta zgjidhni në mënyrë efektive përmes një ndeshjeje mesazhesh.

Pse nuk po më përgjigjesh? Nuk më pëlqen më?

Nëse jeni në një pozicion me dikë ku ndiheni të pasigurt, dërgimi i mesazheve që nuk kthehen do t’ju bëjë të ndiheni më keq: më të pasigurt, në ankth dhe të frustruar.

Pashë atë foto që postove në internet.

Kjo është sjellje shumë fëminore, ndaj le të mos e praktikojmë më këtë. Jini të drejtpërdrejtë.

Kemi mbaruar. Marrëdhënia ka mbaruar.

Ju ndoshta nuk keni nevojë që unë t’ju shpjegoj pse nuk duhet të ndaheni në një mesazh, pavarësisht se çfarë ka bërë ai ose ajo, ose sa shumë dëshironi t’i jepni fund.

Ku ishe mbrëmë?

Së pari, mos jini kaq mosbesues dhe nxirrni përfundime të shpejta.

Mos më fol më kurrë.

Sinqerisht, nëse filloni një reagim kaq ekstrem emocional, me siguri po e bëni atë në mënyrë impulsive dhe mund të ndryshoni mendje më vonë.

Nuk më pëlqen të shoqërohesh me filanen.

Këto biseda nuk trajtohen me sms, është rruga më e gabuar.

Linku: https://www.yourtango.com/self/texts-never-send-man-ever

Burimi i fotos: pexele.com