Home ShowBiz Gjerdani i Princeshë Dianës me 178 diamante dhe 5 perla del në ankand
Gjerdani i Princeshë Dianës me 178 diamante dhe 5 perla del në ankand
0

Gjerdani i Princeshë Dianës me 178 diamante dhe 5 perla del në ankand

0
0

Në qershor 1997, Princesha Diana shkoi në shfaqjen gala të Baletit Kombëtar Britanik të Liqenit të Mjellmave. Askush nuk e dinte në atë kohë se do të ishte një nga daljet e saj të fundit publike.

Diana dukej magjepsëse me një fustan të shkëlqyeshëm por ylli i veshjes së saj ishte një gjerdan me perla të bërë me porosi nga Garrard.

I njohur tashmë si “Swan Lake Suite”, gjerdani dhe vathët do të dalin në ankand nga Gurernsey’s muajin e ardhshëm.

Gjerdani përmban 178 diamante dhe pesë perla të Detit të Jugut, dhe vathët përmbajnë dy perla të kultivuara dhe gjashtë diamante. Sipas shtëpisë së ankandit, “Është besimi i përgjithshëm se këto mund të jenë të vetmet xhevahire të konsiderueshme të veshura nga Diana që do të shiten ndonjëherë”.

Suite Swan Lake do të dalë në ankand nga Guernsey’s më 27 qershor në Hotel Pierre në New York City. Më shumë detaje këtu.

Linku: https://www.townandcountrymag.com/style/jewelry-and-watches/a43850797/princess-diana-swan-lake-suite-auction/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Ch7No8kNh9b/

tags: