Home ShowBiz Mos e humbisni, “Netët e klipit shqiptar” vjen me një mbrëmje gala në edicionin e 20-të
Mos e humbisni, “Netët e klipit shqiptar” vjen me një mbrëmje gala në edicionin e 20-të
0

Mos e humbisni, “Netët e klipit shqiptar” vjen me një mbrëmje gala në edicionin e 20-të

0
0

“Netët e klipit shqiptar” tashmë është kthyer në një festival traditë.

Prej më shumë se dy dekadash ky festival i vetëm për sa i përketë imazhit shqiptar organizohet çdo vit duke sjellë përpara publikut artistë të rinj dhe të njohur nga të gjitha trevat shqiptare.

Gjithashtu në të do të konkurrojnë edhe mjaft studio prodhimi të fushës së muzikës, të cilët do të garojnë së bashku për çmimin e madh fitues.

Festivali “Netët e Klipit Shqiptar” po merr imazhin e një festivali ballkanik që bashkon jo vetëm produksione të të gjitha trevave shqipfolëse, por edhe bashkëpunime me video-studio ballkanike.

Këtë vit finalja e madhe e edicionit të 20 i “Netët e klipit shqiptar” do të mbahet në kalanë e Ulqinit, ditën e shtunë më 27 maj me prezantues Ermal Peçin, Franceska Rustem dhe Drita Ziri.

Në këtë mbrëmje gala do të ketë të ftuar special, personazhe të njohur të artit si: Iva Mere, Rezarta Delisula, Neki Emra dhe Gasper Shllaku.

Ky eveniment pritet të bëjë bashkë shumë emra të njohur nga të gjitha trevat shqiptare duke dhuruar kujtime tepër të bukura për ta.

Në edicionin e kaluar kanë marrë çmime shumë zëra të njohur dhe të dashur të publikut si: Semi Jaupaj, Tiri Gjoci, Young Zerka, Sheila Haxhiraj, Elita 5 etj.

Mos hezitoni të ndiqni këtë spektakël mes artistësh në transmetimin live në orën 20:00 në ekranin e RTSH-së.

Linku: Acromax media

Burimi i fotos: Aromax media