Elhaida Dani së bashku me një super skuadër sjellin ‘Notre Dame De Paris’ në Tiranë për herë të parë muzikalin e rekordeve Guinness, spektakli i emocioneve të shumta dhe më i ndjekuri. I bazuar në kryeveprën e Victor Hygoit dhe vënë në skenë nga legjenda e muzikës italiane, Riccardo Cocciante, vjen në Stadiumin Air Albania për publikun e Shqipërisë.
Ky turne po bën xhiro në disa vende të botës dhe me datë 28 maj do të mbahet në Tiranë.
Pas Tiranës destinacioni i rradhës do të jetë Broadway.
Elhaida Dani ka rrëfyer se ka 6 vite që është pjesë e kësaj shfaqje.
Këngëtarja u shpreh se në skenë duhet të jenë rreth 40 persona që performojnë dhe është një skuadër e madhe me shumë ngarkesë që merret me këtë projekt.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale kryeministri Rama ka treguar se Elhaida Dani është e ftuara e rradhës në ‘Podkastin Flasim.’
Krahas postimit Rama shkruan:
Notre-Dame De Paris, spektakli më i shikuar në Europë, me rekorde Guinnes për numrin e ndjekësve të tij, që prej 25 vjetësh vazhdon mbush plot arenat dhe kërkohet nga të gjitha moshat e kategoritë sociale, vjen të dielën më 28 maj në Air Albania Stadium në Tiranë, bashkë me yllin shqiptar, Elhaida Dani.
Linku: https://www.instagram.com/p/CsoK_vUoQNR/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CsoK_vUoQNR/