Balerini i njohur Kledi Kadiu është përballur me situatën e papritur mediatike.
Një pjesë e mdeiave italiane e kanë shpallur të vdekur balerinin.
Sigurisht pas përballjes me një të pavërtetë kaq të shëmtuar Kledi ka reaguar në pastime në rrjete sociale.
‘Këtu shkruajnë se jam larguar… nuk e kuptoj se ku. Kam vdekur? Jo. U largova nga Italia? Jo, shihemi më vonë”, shkruan fillimisht Kledi Kadiu.
Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzit, miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit, për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo gjë është e trishtë.
Por unë jam shumë mirë. Shkrimi në fjalë nuk është kush e di se çfarë, por janë titujt për të rënë në kurth për të marrë klikime’, shprehet balerini i njohur.
Linku: https://www.instagram.com/kledi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kledi/