Home Lifestyle Parashikimi i motit, 27 maj 2023
Parashikimi i motit, 27 maj 2023
0

Parashikimi i motit, 27 maj 2023

0
0

Pjesa e parë e ditës paraqitet nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në zonat malore herë pas here priten kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që pas mesdite vranësirat të pësojnë zhvillim në të gjithë territorin duke sjellë shira të pakët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 27°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi perëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com