Arbër Hajdarin prej dy edicionesh e shikojmë si opinionist në Big Brother Vip.
Komentet e tij janë bërë super virale në rrjete sociale dhe shpesh kanë sjellë revoltë tek konkurentët.
Madje në këtë spektakël ai ka pasur përplasje të forta me një pjsë të tyre.
Megjithatë duhet të theksojmë se pas daljes gjithçka ka mbetur në kuadër të Big Brother dhe gjërat janë sheshuar.
Arbër Hajdari në daljen e fundit ka treguar se asnjë nuk mund të jetë opinionist i përjetshëm pasi ti fillon e konsumohesh.
‘Nuk e shoh më veten që të jem më pjesë e programit, mendoj që jo se edhe “Fundjava ndryshe” do angazhim të madh.’
Mbetet për tu parë kush do të jenë opinionistët e Big Brother Vip 3.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=26Yuiknm6-k&t=128s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arberhajdari/