Shpat Kasapi është një nga zërat më të dashur të muzikës ndër vite.
Këngëtari ka qenë i ftuar në ‘Natën me Aulonën’ ku ka zbuluar shumë të pathëna nga jeta e tij.
Këngëtari ka treguar se në fëmijëri ka qenë shumë grindavec dhe është përfshirë disa herë në probleme.
Përveç muzikës këngëtari ka treguar se ka dëshirë të tentojë botën e filmit në rolin e aktorit.
‘Jam lodhur nga muzika por kjo lodhje nuk zgjat shumë, më të lodhshme janë udhëtimet’. Për sa i përket aktrimit ai tha se dëshiron ta tentojë në Turqi.
Në një moment tjetër këngëtari ka treguar se është i distancuar plotësisht nga alkooli. Shpati zbuloi se ka pasur dy tre situata në skenë që nuk është dukur mirë për shkak të pijes dhe që nga ai moment ka vendosur të mos konsumojë asgjë.
Prej vitesh Shpati dhe Selvija po shijojnë romancën e tyre nga e cila kanë një djalë. Shpati zbuloi se arsyeja pse nuk bënë një dasmë ishte pandemia dhe tani iu është shuar dëshira për një ceremoni.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=gw0pV9FAwCY
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/shpatkasapi85/