Home ShowBiz Çmimet në festivalin e “Netëve të klipit shqiptar”-CEO i Acromax i jep Loré çmimin e “Klipit më të mirë alternativ”
Çmimet në festivalin e “Netëve të klipit shqiptar”-CEO i Acromax i jep Loré çmimin e “Klipit më të mirë alternativ”
0

Çmimet në festivalin e “Netëve të klipit shqiptar”-CEO i Acromax i jep Loré çmimin e “Klipit më të mirë alternativ”

0
0

Para pak ditësh u zhvillua ne Ulqin, nata gala e finales së festivalit “Netët e Klipit Shqiptar”. Gjatë kësaj mbrëmbjeje janë shpërndarë një sërë çmimesh të ndryshme për të gjithë artistët shqiptarë të cilët ishin pjesëmarrës.

Festivali “Netët e Klipit Shqiptar” ishte sigurar që për sa i perket ndarjes së çmimeve, t’ia linte në dorë të ftuarve special të cilët janë nga bota e medias.
Një ndër to ishte dhe Aldor Nini, CEO i Acromax, një kompani e cila është e lidhur ngushtë me artistët dhe muzikën shqiptare.
Çmimi qe ai ndau në përfundim të kësaj gare maratone prej 8 puntatash, ishte “Klipi Me i Mirë Alternativ”.

Të nominuarit ishin: Sheila Haxhiraj me “Uh sa vapë”, LORE dhe Naboo me “Extasy” dhe Venus 5 “Because of You”.

LORE ishte më e votuara e treshes për “Klipin më të mirë Alternativ”. Pas marrjes së kupës në skenë nga Aldor Nini, LORE mbajti një fjalim të shkurtër falenderues.

“Deri para pak vitesh këndoja vetëm në dush, tani kam mundësinë ta bëj në skena akoma më të mëdha”-konstatoi LORE duke shprehur mirënjohje për vlerësimin.

Linku: ‘Netët e Klipit Shqiptar’

Burimi i fotos: acromax