Kresha është një nga emrat ikonë në zhanerin e repit.
Ai numëron një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në botën e muzikës.
Këngëtari duket se së fundmi ka finalizuar një hap të madh drejt pasionit të tij, futbollit.
Në Tiranë, MC Kresha ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFAS-s për licensë në kategorinë C.
Diploma C e UEFA-s kërkon një minimum prej 60 orësh arsimimi, një minimum prej 15 orësh shpenzohen për të studiuar përmbajtjen interaktive të udhëhequr me një minimum 10 orë të përbërë nga përvoja e punës.
Pas kësaj këngëtarin mund ta shikojmë si trajner.
Pak kohë më parë Kresha la të kuptohej se mund të tërhiqej nga muzika. A do ta zëvëndësojë muzikën me futbollin mbetet për tu parë.
Linku:https://www.instagram.com/tavnikcity/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/tavnikcity/