Familja e Agron Llakaj po kalon momente të vështira.
I ati i artistit të humorit është ndarë nga jeta pikërisht në datën e tij të lindjes.
Agroni ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekëit ku krahas i ka dedikuar disa fjalë të ndjera të atit.
Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do ishte ditëlindja jote e fundit. Babai im, gojëmjalti ti, e qeshura jote ilaç…aaahh mor bab çtë të them e çtë shkruaj për ty?! U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit.
Babi im, ike…,po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë, tregoja gjithë mallin tonë babi… Qofsh i parajsës ashtu siç shpirtin e kishe babi im!
Kam gjithçka nga ty dhe shpirti yt i mirë, që do t’i ruaj deri kur Zoti të na bashkoj sërish! Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siç tregoje Ti! Sa më mungon mor bab…ahhhh.
Linku:https://www.instagram.com/p/CtOiE3GNzQ9/
Burimi i fotos:ttps://www.facebook.com/