Home Lifestyle Smoothie detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatisni në shtëpi
Smoothie detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatisni në shtëpi
0

Smoothie detoks që pastron organizmin, ja si ta përgatisni në shtëpi

0
0

Ndodh shpesh të ndiheni të mbytur nga ndjesia e fryrjes, ndaj për të hequr qafe toksinat dhe për t’u mbushur me energji nuk mund të mos mbështeteni tek frutat dhe perimet.

Një ide e shkëlqyer në këto raste është përgatitja e një smoothie detoksifikimi të këndshëm, freskues dhe të dobishëm për t’u konsumuar në mesditë.

Ka shumë kombinime “detox” për të provuar, por mos harroni se smoothie-t duhet të konsumohen menjëherë pas përgatitjes pasi frutat dhe perimet oksidohen shpejt. Për të luftuar këtë shqetësim, është e dobishme të shtoni gjithmonë disa pika lëng limoni në mënyrë që të ngadalësoni përkeqësimin e substancave të pranishme në frutat dhe perimet e përdorura.

Si të përgartisni një smoothie detox?    

Kastravecat dhe mollët janë përzierja perfekte për ata që duan të bëjnë një smoothie dobësimi për t’u pastruar në një mënyrë të shëndetshme dhe origjinale. Molla jeshile është një frut shumë freskues dhe detoksifikues të cilit i shtohet edhe vetia e nxitjes së eliminimit të lëngjeve.

Në të njëjtën kohë, kastraveci stimulon diurezën dhe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të presionit arterial.

Përbërësit për një person

Rreth 200 g kastravec shumë të freskët, 1 mollë jeshile, lëng 1/2 limoni dhe disa kube akulli.

Përgatitja

Lani dhe qëroni kastravecin dhe më pas priteni në feta. Lani edhe mollën, hiqni bërthamën dhe farat dhe prisni atë në kubikë.

Hidhni të gjithë përbërësit duke përfshirë kubat e akullit në blender, veproni për disa minuta me ndërprerje, hidheni pijen në një gotë dhe shijojeni menjëherë.

Smoothie me karota e portokall

Një tjetër kombinim i rekomanduar përfshin përdorimin (për 4 persona) të: 2 karotave, 3 mollëve, 1 portokallit, 10 g xhenxhefil, kube akulli.

Mos u shqetësoni shumë për dozat: një grusht nga çdo përbërës është i dobishëm për përgatitjen e një gote të këndshme freskuese dhe vërtet të dobishme!

Sa i përket përgatitjes, është gjithmonë e njëjtë (me të vërtetë e thjeshtë): pastroni dhe pritini përbërësit në copa, duke i qëruar nëse është e nevojshme. Vendosni gjithçka në blender, shtoni kubat e akullit dhe përzieni me shpejtësi maksimale.

Linku; https://detoxinista.com/detox-smoothie/

Foto; Freepek.com

tags: