Home ShowBiz Kunati e futi në punë menjëherë, Luizi zbulon ‘profesionin e ri’ në videon gazmore
Kunati e futi në punë menjëherë, Luizi zbulon ‘profesionin e ri’ në videon gazmore
0

Kunati e futi në punë menjëherë, Luizi zbulon ‘profesionin e ri’ në videon gazmore

0
0

Luiz Ejlli pas përfundimit të “Big Brother VIP” është duke u angazhuar me karrierën e tij si këngëtar.

Prej disa ditësh artisti ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa koncerte.

Ai madje është shumë aktiv në llogarinë e tij në Instagram ku nuk ngurron të ndajë me ndjekësit momente prej atje.

Së fundmi Luizi ka postuar një video gazmore teksa tregon se kunati i tij e ka futur në punë porsa mori vesh që ishte pushim.

“Qysh se erdha në Amerikë kisha dy ditë pushim, erdhi burri i motrës e më tha ‘A je pushim? Po, hajde me punu. Kam furgonin e shtrojmë pllaka’. Ika, ju ruajt i madhi Zot se kemi për të shtruar do pllaka”, thotë Luizi me humor.

Ndërkoh dëgjohet kunati i tij që i thotë:

“Hajde punë të mbarë”.

Linku: https://www.instagram.com/stories/itsluizejlli/3125853790150177046/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CtJTN2mokIL/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==