Home ShowBiz Kourtney Kardashian zbulon në mënyrën më befasuese shtatzëninë e saj
Kourtney Kardashian zbulon në mënyrën më befasuese shtatzëninë e saj
0

Kourtney Kardashian zbulon në mënyrën më befasuese shtatzëninë e saj

0
0

Kourtney Kardashian është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin Travis Barker.

Ylli i “The Kardashians”, 44 vjeç, njoftoi lajmin emocionues gjatë koncertit të Barker me Blink-182 në Los Angeles të premten.

Ndërsa bashkëshorti i saj performonte në skenë, Kardashian mbajti një tabelë ku shkruhej, “Travis jam shtatzënë”.

Shtatzënia e yllit të realitetit vjen një vit pasi dyshja u martuan në një martesë luksoze në Itali pranë të afërmëve dhe familjarëve.

Kardashian dhe Barker, 47 vjeç, shprehën publikisht dëshirën e tyre për të pasur një fëmijë së bashku në shfaqjen e saj Hulu dhe dyshja kanë bërë përpjekje të mëdha për të mbetur shtatzënë, duke përfshirë raundet e IVF dhe ilaçe të ndryshme bimore.

“Ne do ta donim një fëmijë më shumë se çdo gjë, por unë thjesht besoj vërtet në atë që Zoti ka rezervuar për ne. Nëse është një fëmijë, atëherë besoj se do të ndodhë.”

Ky do të jetë fëmija i katërt për Kardashian, e cila ndan tre fëmijë Mason, 13, Penelope, 10 dhe Reign, 8  me ish-in Scott Disick.

Barker gjithashtu ka fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler: djalin Landon, 19 vjeç, vajza Alabama, 17 dhe njerka Atiana, 24 vjeç.

Linku: https://pagesix.com/2023/06/17/kourtney-kardashian-pregnant-expecting-baby-with-travis-barker/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kourtneykardash/