Home Lifestyle Ja kur ndodhin sulmet në zemër më së shumti
Ja kur ndodhin sulmet në zemër më së shumti
0

Ja kur ndodhin sulmet në zemër më së shumti

0
0

Sipas një studimi të paraqitur gjatë Konferencës Britanike të Shoqatës Kardiovaskulare, format më të rënda të sulmeve në zemër ndodhin më shpesh të hënën. Studimi bazohet në të dhënat e mbledhura nga 10.528 pacientë irlandezë që mbërritën në spital midis viteve 2013 dhe 2018 me simptoma të STEMI (infarkti akut i miokardit), forma më e rëndë e një ataku kardiak që ndodh kur një arterie koronare kryesore bllokohet plotësisht.

Po pse pikërisht të hënën? Studimet e mëparshme sugjerojnë se faji ishte indirekt rikthimi në punë dhe fakti që, pas relaksimit në fundjavë, trupi ynë duhet të përshtatet me ritmin gjumë-zgjim të ditëve të javës.

Shkaku është ndoshta shumëfaktorial, megjithatë, bazuar edhe në atë që dimë nga kërkimet e mëparshme, është e arsyeshme të supozojmë se është i përfshirë ritmi ynë cirkadian”, shpjegon Jack Laffan në një deklaratë për shtyp.

Sipas asaj që u zbulua nga Shoqata Amerikane e Zemrës, pushimet janë fatale. Java e fundit e dhjetorit është periudha në të cilën regjistrohet numri më i madh i rasteve të infarkteve në krahasim me çdo periudhë tjetër të vitit. Ndryshimet në rutinë, stërvitje dhe dietë mund t’i vënë njerëzit në rrezik më të madh.

Ky studim konfirmon supozimet e studimeve të mëparshme se kur ndodhin sulmet më të rënda në zemër, por tani ne duhet të kuptojmë pse këto ndodhin në ditë të caktuara të javës. Duke vepruar kështu, ne do ta kuptojmë më mirë këtë sëmundje vdekjeprurëse dhe do të shpëtojmë më shumë jetë në të ardhmen”, përfundojnë autorët.

Linku: https://argusenglish.in/article/lifestyle/heart-attacks-are-more-likely-to-happen-on-monday-study

Foto: Freepek.com

tags: