Home Lifestyle Pse duhet të takojmë njerëz të rinj në jetën tonë?
Pse duhet të takojmë njerëz të rinj në jetën tonë?
0

Pse duhet të takojmë njerëz të rinj në jetën tonë?

0
0

Ndërtoni vetëbesimin tuaj.

Shumë profesionistë të pavarur e shohin stilin e jetesës të izoluar. Heshtja mund të jetë shqetësuese, motivimi mund të jetë i vështirë dhe mund të filloni të ndiheni paksa të sikletshëm me të tjerët.

Frymëzoheni për ide të reja.

Shkëmbimi i ideve me dikë me të njëjtin mendim është frymëzues dhe dikush nga një fushë tjetër mund t’ju prezantojë me perspektiva të reja.

Formoni jetën dhe karrierën tuaj.

Mënyra më e mirë për të zbuluar rrugët drejt një karriere të re është duke pirë kafe me dikë që se njihnit më pargë. Bisedat cilësore do të qëndrojnë me ju dhe do të formojnë vizionin se ku dëshironi të shkoni. Biseda të tilla si këto janë motivuese dhe inkurajuese.

Gjeni përmbushjen duke ndihmuar të tjerët.

Ju mund të ndihmoni për t’i dhënë formë jetës ose karrierës së dikujt tjetër dhe t’i riktheheni në kohë të vështira. Ndërtoni rrjetin tuaj mbi besimin dhe bashkëpunimin.

Qëndroni në kontakt me industrinë tuaj.

Për të avancuar karrierën tuaj, duhet të qëndroni relevant. Rritni burimet tuaja të informacionit duke u takuar me të tjerë nga industria juaj. Bëni miq me njerëz jashtë grupmoshës suaj—ata mund t’ju ekspozojnë ndaj mënyrave të reja të shikimit të biznesit tuaj dhe t’ju ndihmojnë të shihni pamjen e madhe.

Rritni aftësitë tuaja të marketingut.

Takimi me njerëz të rinj ju detyron të përmirësoheni në shpjegimin e asaj që bëni, gjë që do t’ju japë materiale të reja marketingu.

Ndërtoni sferën tuaj të ndikimit.

Takimi me njerëz të rinj do të rrisë profilin e biznesit tuaj dhe do të zgjerojë sferën tuaj të ndikimit. Por ajo që është me të vërtetë e mrekullueshme është se ata njerëz nuk dëgjuan vetëm për ju, ata ju takuan personalisht. Kur ata përhapin fjalën për ju ose ju referojnë të tjerëve, mendimet e tyre kanë më shumë peshë.

Bashkëpunoni!

Ndërsa takoni njerëz të rinj, në mënyrë të pashmangshme do të takoni njerëz me të cilët mund të punoni. Disa projekte kanë nevojë për dikë të veçantë, i cili kupton vizionin tuaj dhe ndan pasionin tuaj.

Përparoni karrierën tuaj.

Takimi me njerëz të rinj mund të hapë dyert. Qëndrimi në kontakt do t’ju mbajë në radarin e tyre, kështu që ata kanë më shumë gjasa të mendojnë për ju kur hapen vende pune ose kur hasin dikë që mund të përdorë shërbimet tuaja.

Ndryshim.

Asnjëherë nuk e dini se kë do të takoni dhe si do të ndikojë tek ju. Do të takoni ata që kanë nevojë për shërbimet tuaja dhe mund t’ju referojnë te të tjerët, mundësi për të folur ose shkruar, furnitorë të rinj dhe njerëz që mund t’i shtoni ekipit tuaj. Kush e di, ju mund të takoni edhe partnerin tuaj të ardhshëm të biznesit apo të jetës në rrethana të tilla!

Linku: https://www.sitepoint.com/10-reasons-meet-new-people-mobile-app-can-help/

Burimi i fotos:pexele.com