Stina e verës është një periudhë pushimesh dhe relaksi për trupin, por edhe për mendjen. Por flokët vuajnë më shumë gjatë kësaj periudhë, sepse janë në shumë orë të ditës të ekspozuar në diell dhe dëmtimi është gati i pashmangshëm.
Uji i kripur i detit, rrezet e diellit, por edhe uji me klor i pishinave bëhet rrezik gjithmonë e më i madh për flokët gjatë sezonit të nxehtë.
Po si duhet t’i bësh gati flokët për plazh? Mëso disa truke.
Për të evituar prerjen e gjatësisë së madhe në fund të sezonit, para se të nisësh plazhin, këshillohet që flokët t’i presësh pak (majat) në mënyrë që të ulësh dëmtimin dhe djegien e mëtejshme gjatë ekspozimit në diell.
Një pikë tjetër e rëndësishme është lyerja e flokëve. Këshilla që jepet nga specialistët është gjithmonë e njëjtë: mos i lyej flokët para se të shkosh në plazh. Të harxhosh aq shumë orë në sallonet e bukurisë dhe menjëherë më pas të nisesh për pushime është me të vërtetë humbje kohe e panevojshme. Rrezet UV do ta ndryshojnë menjëherë ngjyrën e flokëve.
Kujdesu që të kesh gjithmonë me vete shampo për flokët e thatë. Sido që t’i kesh flokët, rrezet e diellit i thajnë dhe i dëmtojnë shumë, kështu që me vete një shampo për flokët e thatë do të të vijë gjithmonë në ndihmë për t’i zbutur dhe për t’i pasur më të shëndetshëm.
Mbaj gjithmonë me vete spray zbutës. Mund të jetë një spruco me keratinë ose edhe të tjera për t’u dhënë flokëve shkëlqim, por edhe për t’i zbutur gjatë kohës që je në plazh. Mos e harro asnjëherë ta kesh me vete në çantën e plazhit.
Shall, shami ose kapele me vete. Mbaj gjithmonë një shall ose një shami për flokët në mënyrë që dëmi të mos jetë i madh. Shalli ose kapelja parandalojnë rrezet e diellit të depërtojnë në flokë dhe të heqin ngjyrën.
Linku: https://www.goodhousekeeping.com/beauty/hair/g33407830/beach-hairstyles/
Foto: Freepek.com