Parashikimi i motit, 26 Qershor 2023
Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditws do të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm, më të theksuara, shirat do të paraqiten në zonat malore juglindore të Shqipërisë.
Parashikohet që gjatë orëve të vona të natës moti të përmirësohet dukshëm.
Temperaturat e ajrit në do të bien në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke regjistruar vlerwn minimale në qytetin e Peshkopisë 12°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Sarandë 31°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 apo 2 ballë.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-26-qershor-2023/
Foto: Freepek.com