Home ShowBiz La serialin për shkak të tij, Ana Lika flet për herë të parë për marrëdhënien e saj me Bjordin
La serialin për shkak të tij, Ana Lika flet për herë të parë për marrëdhënien e saj me Bjordin
0

La serialin për shkak të tij, Ana Lika flet për herë të parë për marrëdhënien e saj me Bjordin

0
0

Ana Lika është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo njihet për karakterin e çiltër dhe gazmor që nuk ngurron ta tregojë hapur në çdo dalje të saj.

Së fundmi Ana ka qënë në fokus të mediave rozë për shkak të romancës së saj me regjisorin Bjordi Mezini.

Aktorja fillimisht ka hezituar për të zbuluar detaje nga jeta e saj private, por ka treguar disa detaje të pathëna më parë e sidomos për marrëdhënien e saj me Bjoridin.

Ajo ka treguar se fillimisht ka pasur zënka me të për shkak të disa skenave të nxehta të një seriali që regjisori ishte vet Bjoridi.

Skenat ajo do t’i realizonte me Amos Zaharian, mirëpo aktorja tregoi se nuk ishte dakort për këtë dhe kishte vendosur ta linte serialin pasi as Bjordi nuk kishte pranuar të ndërronte skenarin.

Ana tregoi se kishte qënë Ermal Mamaqi ai që i kishte mbushur mendjen të rikthej.

Më pas aktorja edhe pse nuk e pranoi hapur romancën me regjisorin e njohur, tregoi se në jetën e saj ka qënë një rast përjashtimor kur ka pasur një lidhje dashurie me një koleg duke lënë të nënkuptuar marrëdhënien e saj me Bjordin.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CtuHJ3MrRz7/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==