Home Aktualitet Parashikimi i motit, 17 Korrik 2023
Parashikimi i motit, 17 Korrik 2023
0

Parashikimi i motit, 17 Korrik 2023

0
0

Sipas MeteoAlb, do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin, por nuk priten reshje.  Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 2 në ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-17-korrik-2023/

Foto: Freepek.com

tags: