Home ShowBiz Albana Osmani feston ditëlindjen dhe ka një mesazh motivues për ndjekësit
Albana Osmani feston ditëlindjen dhe ka një mesazh motivues për ndjekësit
0

Albana Osmani feston ditëlindjen dhe ka një mesazh motivues për ndjekësit

0
0

Albana Osmani feston sot ditëlindjen. Urimet për moderatoren kanë qenë të shumta nga miqtë dhe të afërmit.

Në ditën e lindjes së saj Albana zgjodhi të publikonte një letër motivuese për të gjithë miqtë e saj.

‘Lumturia gjendet në gjëra të vogla, të cilat mund ti ngjyrosësh me dashuri dhe të krijosh një mbretëri.
Të japësh pa pritur asgjë në kthim është një sfidë e përditshme ku jo gjithmonë do fitosh, pasi koha e kotësisë së kotësive ka vuajtuar në realitetet tona në kohë shkuar, dhe është sfiduese të qëndrosh TI, ashtu pastërtisht para shpirtit që sido te ju duket vetja para pasqyres, shpirti e njeh veten e vërtetë.
Atyre që morën gërshërën dhe ua prenë ëndrrat se ishin të vegjël, se nuk ishin TI si TI . Ata prenë në kohën e duhur, krasitën pa e ditur. Ndërkohë lulëzo. Se TI je TI. Je vetë ëndrra. Ajo me ngjyra me diell me gurgullima gëzimi në bazë muzikore. Duaji ata, se ata kanë më shumë nevojë për dashuri. Ndërsa TI ji TI. Je vete pranvera!
Atyre qe ishin aty për TY si ai udhëtari që ecën në dëborë dhe ta bën udhën më të lehtë në hapat e tij, tregoji për netët me yje dhe largoja trishtimin nëse ditët e veshtira vijnë. Të gjithë kemi njerëz të tillë, dhe ditë me deborë e diell, e yje, e shi. Ti ji Ti.
Shkriji ngricat bëji lule shumengjyreshe rrugët dhe beso se ditët sjellin natën, netët ditë. Për udhëtarin rrugërrefyes dhe TY.
Edhe kur dita të jetë më e lumtura si shumë të tilla që na presin, e di çfarë thjesht jetoje! Nuk na ka dhënë njeri “detyra shtëpie për të kryer në jetë”. Vetë Zoti tha jeni të lirë të zgjidhni, uroj të zgjidhni Dashurinë në Liri. Pra jeto për atë që je TI. Dhe mos harro nuk je rastësisht në këtë botë! Gjërat e jashtëzakonshme ndodhin nësë beson!

Edhe nësë vetë -vetën dorëzove symbyllurazi dhe besove. U pengove?! Punë e madhe. Je më i fuqishëm si njeri ku jep dashuri se ai qe mori. Rri i fuqishëm. Jep sërish! Pengohu përseri. Jep serish. Se TI je TI.

Do gëzohem nëse TY të erdhën këto fjalë aq sa nesër të marësh tërë forcën që të kthesh veten tek vetja dhe të ndriçosh ashtu thjeshtësisht me gjërat e vogla të përditshme.’

Linku: https://www.instagram.com/p/Cu0Ovs3I3-E/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Cu0Ovs3I3-E/

 

tags: